Ish ushtarët e UÇPMB-së reagojnë ndaj deklaratave paushalle

0

Ish komandanti i përgjithshëm Ushtrisë Çlirimtare për Preshvë, Bujanoc dhe Medvegjë, Shefket Misliu së bashku me ish-bashkëluftetarët e tij kanë reaguar sot ashpër ndaj disa deklaratave paushalle, sipas tyre të disa personave që sot shiten si patriotë.

ovlUcmpb1Në reagimin dërguar portalit BujnaociNet thuhet: “Ne ish-ushtarët e UÇPMB-së: Shefket Musliu, Lirim Jakupi, Musli Surdulli, Valdet Ibishi, Sami Limani, Zijadin Osmani, Femi Shabani, Basri Sulejmani, Sami Azemi dhe Xhevdet Durmishi, reagojmë ashpër ndaj deklaratave paushalle të disa personave që sot shiten patriot, ndërkaq në kohën kur duhej nisur çlirimi trojeve shqiptare të Kosovës Lindore, nuk ishin askund. Ne të lartpërmendurit i bëjmë me dije opinionit të gjerë se, askush tjetër përveç nesh në natën e Vitit të Ri 1999-2000 nuk mori pjesë në aksionin e parë në Dobrosin me njësitin Bujanoci. Të njëjtit në krye me ish-komandantin e përgjithshëm të UÇPMB-së Shefket Musliun dhe me kryenegociatorin Komandant Lleshin, Ridvan Qazimin, i emëruar nga shtabi i përgjithshëm mbajtën takimet kryesore me ndërkombëtarët dhe njëherit ishin nënshkrues të marrëveshjes së Konçuli. Reagimi vazhdon se Deklaratat paushalle të cilët tash i japin individët e caktuar, nuk i kontribuojnë të mirës, ato deklarata ngjallin vetëm përçarje tek ish ushtarakët e UÇPMB-së dhe humbin vlerat e luftës. Në kohën kur duhej të ishim të parët patriotët e sodit u strukën nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa sot dalin në opinion duke folur për vlerat e luftës, përfundon reagimi i ish-komandantit të përgjithshëm Shefket Musliut së bashku me shokët e tij duke thënë se ata që e nisën të parët gjithmonë do të mbesin të parët./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com