Ish-deputeti bullgar që grisi flamurin e Kosovës e ka një mesazh për shqiptarët! (Video)

0

Pavel Chernev, ish-deputet i parlamentit të Bullgarisë dhe lider i Lëvizjes Kombëtare bullgare “Atak”, tha se një numër i madh i të rinjve nga vendi i tij do të shkojnë së bashku me çetnikët serbë, vullnetarë në Maqedoni.

flamuriks_9930.PNG

Chernev, i cili vite më parë grisi flamurin e Republikës e Kosovës në Parlamentin bullgar, thekson se është në kontakte të vazhdueshme me komandantin çetnik serb, Bratislav Zhivkoviq, me të cilin, siç shkruan Pravda, po organizojnë vullnetarë për t’i dërguar në Maqedoni, transmeton Telegrafi.

“Shumë bullgarë duan të shkojnë në Maqedoni, por për fat të keq, qeveria jonë nuk dëshiron të na ndihmojë. Ne jemi në kontakt me Bratislava Zhivkoviqin, i cili është i gatshëm t’i dërgoj disa djem nga shteti serb në Maqedoni, ndërsa ne do t’iu bashkohemi vëllezërve tanë maqedonas kundër shqiptarëve”, tha Chernev.

Kujtojmë se në qytetin Kumanovës së Maqedonisë pas një konflikti ndërmjet disa personave të armatosur dhe forcave policore e ushtarake maqedonase, kanë vdekur 22 persona.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com