Ish-bosi i naftës, Rezart Taçi arrestohet në Zvicër?

0

Ish-bosi i naftës, Rezart Taçi po përballet me një hetim intensiv nga Prokuroria Publike e Kantonit të Gjenevës në Zvicër.

Rezart Taçi

Zyra e Interpol Tiranë dhe Prokuroria e Përgjithshme, nuk konfirmojnë nëse është ndaluar apo jo Rezart Taçi, por pranojnë se janë vënë në dijeni se ndaj tij ka një proces penal në Gjenevë. Ndërkohë mëson se Taçi është ndaluar dhe marrë në pyetje nga prokurorët zvicerianë, por nuk konfirmohet zyrtarisht se ai është ende i ndaluar. Duke qenë se ka disa javë që ai nuk shfaqet publikisht, dyshimet janë që ish-manjati i naftës mund të jetë ende pas hekurave.

Por cilat janë telashet e tij me drejtësinë zviceriane?

Bëhet fjalë për një hetim të nisur që prej vitit 2014 nga kjo prokurori pasi dy kompani të huaja si ajo Panameze “wallis Trading INC” dhe ajo Holandeze “Trafigura Beheer Bv” kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Kantonit të Gjenevës në Zvicër kundër biznesmenit shqiptar të naftës Rezart Taçi.

Kallëzimi është bërë për tre akuza si ajo e “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”. Nga të dhënat që ka siguruar gazeta “Shqiptarja. com” mësohet se biznesmeni shqiptar Taçi, ka pasur marrëveshje tregtare që prej vitit 2009 me dy kompanitë e lartpërmendura, marrëveshje këto që sipas autoriteteve Zvicerane kanë sjellë dëme ekonomike në miliona euro ndaj dy kompanive kallëzuese, të cilat kanë si aktivitet tregtar energjinë dhe naftën.

Rezulton se prokuroria e Gjenevës në datën 5 maj 2014, ka dërguar në adresë të Prokurorisë së Përgjithshme një letërporosi, duke kërkuar ndihmë nga homologët Shqiptarë, pasi një pjesë e veprimtarisë kriminale dyshohet se Taçi e ka kryer në vendin e tij, Shqipëri.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com