Iris Shala çmend Austrinë (Foto +18)

1

Modelja 22 -vjeçare nga Prishtina, Iris Shala, që jeton në Graz të Austrisë është një nga më të njohurat në Austri.

Irisi u zgjodh “Playmate July 2013″, titull që e jep revista për meshkuj “Playboy”. Tashmë ajo është shndërruar në një nga trajnerët personale më të kërkuara të fitnesit në Austri.

Ajo është e njohur gjithashtu edhe nga një rol që ajo ka luajtur në serialin e njohur gjerman “Anna und die Liebe” (Amna dhe dashuria).

Në Austri ajo ka fituar vendin e tetë në një garë për top modelen më të mirë. Në biografinë e saj shkruan se është e lindur më 10 gusht të vitit 1990 në Prishtinë.

Në intervistat që ka dhënë për mediet e ndryshme austriake dhe gjermane, Irisi thotë se gjithmonë ka pasur dëshirë për të aktruar.

Duket se kjo është edhe një lloj trashëgime, pasi gjyshi i saj, Abdurrahman Shala, është një prej aktorëve të gjeneratës së parë të filmit dhe teatrit në Kosovë.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com