Irani me qendër spiunazhi në Shqipëri

0

Regjimi iranian ka ngritur një stacion për shërbimet e inteligjencës në ambasadën e tij në Tiranë. Kjo strukturë e fshehtë është krijuar kundër anëtarëve të opozitës iraniane, që njihet me ermin Organizata Popullore Mojahedin ose Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (PMOI) dhe Camp Liberty.

irani-me-qend-euml-r-spiunazhi-n-euml-shqip-euml-ri_hd

Një pjesë e anëtarëve të kësaj organizate kanë marrë azil politik në Shqipëri rreth 2 vite më parë, me ndërmjetësimin e OKB-së.

Vetë Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran shkruan në faqen e tij se krerët e regjimit dhe agjentët e tyre nuk janë duke kërkuar zhvendosjen e anëtarëve të PMOI-t, por janë kërkim për asgjësimin e tyre.

Sipas tyre, në kontekstin e kësaj politike liderët dhe zyrtarët e regjimit në të kaluarën kanë kërcënuar shumë vend për pranimin e anëtarëve të PMOI-t dhe Kampit të Lirisë, duke kërkuar rikthimin e tyre në Iran, transmeton Shekulli.

Në mënyrë të ngjashme, kur Shqipëria pranoi për herë të parë disa anëtarë të PMOI-t, Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë kërcënoi qeverinë shqiptare që të heqë dorë nga pranimi i tyre.

Deputeti iranian, Sejid Bagher Hosseini, duke ju drejtuar qeverisë shqiptare, tha në maj të vitit 2012 se “anëtarët e PMOI-t nuk janë të rrezikshëm vetëm për interesat tuaja kombëtare, por edhe për të gjithë rajoni”.

Ndaj, sipas Këshillit Kombëtar të Rezistencës në Iran, regjimi hapi në dimrin e vitit 2013 një stacion për shërbimet e fshehta në ambasadën iraniane në Tiranë.

Agjenti që menaxhon këtë qendër në Tiranë është Fereydoun Zandi Aliabadi, i cili është emëruar sekretar i parë i ambasadës, një detyrë diplomatike kjo që i jep atij mundësi ta kryejë i qetë punën e tij për ekzekutimin e kundërshtarëve të regjimit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com