Iphone i merr jetën 32 vjeçarit (Foto)
14:12 | 18 Mars 2017

Richard Bull ka vdekur derisa ka qenë duke e mbushur me rrymë telefonin në banjë.

32 vjeçari ndërroi jetë kur kabllo mbushëse e iPhone së tij mori kontakt me ujin në shtëpinë e tij në Ealing, në Londër. Mjeku ligjor e cilësoi vdekjen e tij aksidentale ndërkohë raporti do t’i dërgohet Apple që të marrë veprime për parandalimin e vdekjeve të tilla në të ardhmen. Bull raportohet të ketë qenë në gjumë derisa telefoni që po mbushej ishte në gjoksin e tij. Ai ka pësuar djegie në gjoks, duar dhe kokë kur mbushësi preku ujin. Rasti kishte ndodhur më 11 dhjetor. Apple nuk ka pranuar të komentoj për rastin. Ky nuk është rasti i parë i vdekjeve të shkaktuara nga iPhone në banje.
Rashel Kolaneci