iPhone 8 kombinon kamerën me logon e Apple (Video)
14:10 | 29 Janar 2017

iPhone 7 mund të jetë i vjetër vetëm disa muaj, por dëshira për ta parë një iPhone të ri për 10 vjetorin e celularit është duke u shtuar çdo ditë e më shumë – sidomos me lansimin e koncepteve të ndryshme.

Koncepti i fundit vjen nga dizajneri Iskander Utebayev, i cili jo vetëm që na ofron një pamje se i mund të duket ekrani i iPhone 8, por edhe idenë e vendosjes së logos së Apple në komponentin më të rëndësishëm. Ka ende kohë për ta parë se si do të duket iPhone 8, por ky koncept është diçka që nuk e keni parë më parë, transmeton Gazeta Express. Shikojeni:

Kristin Prengaj