iPhone 8 klonohet në Kinë ende pa dalë në treg (Video)

0

Modeli më i ri i telefonit të Apple i cili ende nuk ka dalë në treg, iPhone 8 tashmë është klonuar tërësisht.

Edhe pse pritet të lansohet në shtator zyrtarisht, pajisja e re e Apple tashmë e la klonin e saj në Kinë, i cili është parë online.

Thashethemet dhe sugjerimet e shumta rreth dizajnit të iPhone 8 me sa duket janë dëgjuar nga ata që e kanë bërë klonin e këtij modeli të telefonit, sepse për këtë të fundit tashmë ka edhe një video e cila po qarkullon në kanale të ndryshme.

Por natyrisht se edhe nëse ky klonim i iPhone 8 del në treg, njerëzit do ta dallojnë atë, sepse i njëjti bazohet në Android dhe për nga dizajni duket se është bërë keq, prandaj kopjuesit nuk do të arrijnë ta mashtrojnë askend.
Për të gjith ju fansat e iPhone që e prisni me padurim kujdesë për ta dalluar më thjeshët PlayStore nëse është e ngjashëme me të Samsung sigurt jeni duke u mashtruar pasi që iPhone nuk shfrytzon Android por ka sistem operativ të dedikuar vetëm për iPhone nga Apple./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com