iPad-ët e rinj do të vijnë me rezolucion më të mirë

0

Apple pritet që sivjet të lansojë tri versione të iPad Pro, të cilët raportohet se do të kenë rezolucion më të mirë të ekraneve.

Modelet e reja do të jenë me ekrane 12.9, 9.7 dhe 10.5-inç. Versioni i fundit me 10.5-inç do të ketë pixels të njëjtë me atë 9.7-inç,i cili ka 264ppi me rezolucion 2,224×1668 pixels.

iPad Pro me 9.7-inç ka rezolucionin 2048×1536 pixels.

Apple raportohet se tabletët e rinj do t’i lansojë kah muaji maj ose qershor.

Seria e re e iPad Pro pritet të ketë dizajnin e njëjtë me modelet e tanishme, por do të kenë procesor më të shpejtë dhe më shumë RAM.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com