iOS 11.1 do ta korrigjojë harxhimin anormal të baterisë së iPhone
14:50 | 29 Tetor 2017

Me lëshimin e iOS 11, shumë përdorues kanë pasur probleme me kohëzgjatjen e baterisë, pavarësisht modelit të iPhone - madje edhe modeli më i ri, iPhone 8.

Për fat, kemi lajme të mira për ju. Versioni më i fundit beta i iOS 11.1, që është lëshuar gjatë kësaj jave, ka bërë shumë hapa përpara, për sa i përket kohëzgjatjes së baterisë, dhe jo vetëm. Në një krahasim me iOS 11.0.3, vihen re përmirësime me autonominë. Gjithashtu, disa përdorues kanë bërë edhe disa stres teste, duke krahasuar modelet e ndryshme të iPhone në treg, me versionin iOS 11.0.3, dhe atë që duhet të jetë versioni Golden Mosater i iOS 11.1. Rezultati është natyrisht në favor të iOS 11.1, me disa orë avantazh në përdorimin e përditshëm. /iPhoneAlbania
Aurela Hoxha
S