Intervistë me kryetarin e SH.K.A ‘’Zëri Luginës’’ , Burhan Limanin (Foto nga Malsia e madhe)

0

SH.K.A  ‘’Zëri Luginës ‘’pjesëmarrës në Festivalin mbarëkombëtar ,,Rapsha 2017 ‘’ të organizuar në qytetin Tuzit Malësi e Madhe.

Intervistë me kryetarin e SH.K.A  ‘’Zëri Luginës’’ , Burhan Limanin.

Bujanoci.Net:I nderuari z.Limani ,këto ditë moret pjes në Festivalin Mbarëkombëtar  ‘’Rapsha 2017’’ të organizuar  në qytetin Tuzit .A mund të na përshkruani  më detaisht  rreth ketij organizimi  mbarëkombëtar.?

Burhan Limani: Festivali ‘’Rapsha 2017’’ këtë vit ka organizuar edicionin e 5-të ku ka karakter garues,I cili mbahet ne qytetin e Tuzit ,dhe organizohet  cdo 4 vite.Ne si shoqeri “Zëri Luginës” këtë vit kemi marrë pjesë për herën e tretë radhazi ,pjesëmarrja në këtë Festival është një privilegj dhe nderë i madh për ne si SH.K.A “Zeri Luginës” por edhe për Luginën e Preshevës.

Bujanoci.Net: z.Limani,cfare karakteri organizues ka ky Festival..?

Burhan Limani: Siç e ceka edhe me parë ky Festival ka karakter  garues ku këtë vitë pjesëmarrës ishin mbi 20 shoqëri  ndër ta edhe ne ,cka vlene të theksohet se në këtë Festival pjesemarrja është ‘’LIVE’’ e drejtëpërdrejt pra është një nga  kushtet  primare.

Bujanoci.Net : z.Limani ,si u prit  pjesëmarrja e SH.K.A-se ,,Zëri Luginës’’ nga audienca atje në Malësin e Madhe..?

Burhan Limani:  Për audiencën e Malësis së Madhe  ne si SH.K.A  ,,Zëri Luginës’’ jemi te njohur për shkak se për heren e tretë marrim pjesë ,pra me nje fjalë audienca e Malësis së Madhe na ka pritur shumë shume mirë,ku nuk munguan as duartrokitjet gjatë performancës ,ku prezent ishin mbi pesë mijë shikues.

Bujanoci.Net : z.Limani ,thatë që morën pjesë mbi 20 shoqëri ,a mund të na thoni nga vinin ato?

Burhan Limani : Pjesëmarsit vinin nga gjitha trevat shqiptare,kishte shoqeri nga Maqedonia,Kosova,Shqipëria,camëria,Lugina e Preshevës ,ku e vecanta e kësaj ishte pjesëmarrja e shoqerisë nga Italia pra Arbëreshët e Kalabrisësi dhe dy shoqëri  nga Amerika  pra shqiptar qe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

Bujanoci.Net: z.Limani ,a ju ka ndihmuar dikush për pjesëmarrjen në këtë Festival Mbarëkombëtar..?

Burhan Limani : Ne si SH.K.A   ,,Zëri Luginës” kemi buxhetin tonë  vjetor  të caktuar nga Komuna ,pra kësaj here harxhimet e rrugës I kemi mbuluar nga buxheti ynë që do te thotë kemi patur mbeshtjetjen e Komunës ,Këshillit Nacional,Shtëpisë së Kulturës ,si dhe kesaj radhe  kemi patur mbështetjen  edhe nga firma private Lumi nga Samolica me pronar Mevludin Latifi,e cila ka sponzoruzuar uniformën për valltarët (maicat) .

Bujanoci.Net: z.Limani planet e juaja në vazhdim..??

Burhan Limani: Plane për këtë vit kemi shum, kemi shum ftesa për festivale por nga pamundësia buxhetore shum nga to I kemi refuzuar.Pjesmarrës   këtë vit do te jemi në festivalin “Argjiro Fest “ i cili mbahet në qytetin e Gjirokastrës  nga data 6-9 tetor  ku kjo është hera e dytë radhazi që do të marim pjes.

Bujanoci.Net:z.Limani ju falemderit shum që gjetet kohë për këtë intervistë dhe ju dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen.

Burhan Limani:Ju falemderit edhe juve.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com