Interit po i dështon transferimi i super-yllit shkaku i lojtarit të tyre
07:00 | 10 Gusht 2018

Interi ka marr një lajm të hidhur nga Antonio Candreva.

Skuadra italiane ka marr lajmin nga mesfushori se ai nuk dëshiron të transferohet te Monaco, përcjell ORAinfo.

Interi e do transferimin e Keita Balde nga skuadra franceze, mirëpo Candreva u ka bërë me dije se ai nuk dëshiron të kaloj në Francë.

Kështu, nerazurët janë të frustruar me lojtarin, pasi po ua humbet mundësinë e transferimit të lojtarit të Monacos./ORAinfo/

Nevina Shtylla