Interi në garë me Juventusin e Barcelonën për talentin portugez
14:17 | 25 Qershor 2017

Interi i është bashkuar Juves e Barcelonës në garë për Joao Cancelo.

E përditshmja spanjolle, Marca, bën të ditur se Interi i është bashkuar Juventusit e Barcelonës në garën për mbrojtësin e djathtë të Valencias, Joao Cancelo, transmeton Gazeta Express. Juve e dëshiron Cancelon si zëvendësues të Dani Alves, i cili pritet të transferohet te Manchester City si lojtar i lirë pas përfundimi të kontratës. Sipas Marcas, tani edhe Interi po e kërkon 23 vjeçarin, por Valencia nuk dëshiron të dëgjojë për një shifër nën 25 milionë euro. Sezonin që lamë pas, portugezi kontribuoi me një gol dhe katër asiste në 35 paraqitje në La Liga.
Françeska Jaçe