Interi mposht Juventusin për sulmuesin e ri shqiptar

0

Sulmuesi i ri shqiptar, Rey Manaj, është një hap larg Interit, pasi raportohet se Interi ka mundur Juventusin ne momentet e fundit.

interi-mposht-juventusin-p-euml-r-sulmuesin-e-ri-shqiptar_hd

Sulmuesi 18-vjecar i cili është pjesë e ekipit italian pak të njohur, Cremonese, është shumë afër kalimit te Interi.

Manaj pëlqehet shumë edhe nga Juventusi, por sipas ‘Sportitalia’, është Interi klubi i cili po prinë garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit të ri, por shumë të talentuar, transmeton Telegrafi.

Besohet se Interi dhe Cremonese kanë arritur një marrëveshje në vlerë rreth 1 milion euro dhe së shpejti pritet të vijë edhe zyrtarizimi. Por, me interesimin e vazhdueshëm të ‘Zonjës së Vjetër’, kartoni i Manaj mund të arrijë vlerën e 2 milionë eurove.

Manaj ka bërë vetëm një paraqitje për kombëtaren e Shqipërisë U21 dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com