Interi me ofertë të re për Mustafin

0

Interi raportohet se ka bërë ofertë të re për mbrojtësin e Arsenalit Shkodran Mustafi.

Sipas “SkySport Italia”, klubi italian tani ka ofruar 5 milionë euro për të huazuar lojtarin me opsion për blerje të tij në fund të sezonit për 25 milionë euro.

Në raportim theksohet se opsioni për blerje të Mustafit do të bëhet obligativ nëse ai luan 50 për qind të ndeshjeve të Interit në sezonin e ri.

Kjo ofertë megjithatë është larg nga ajo që kërkon Arsenali. “Topçinjtë” duan 40 milionë euro për 25-vjeçarin, që u transferua vitin e shkuar nga Valencia.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com