Interi i frikshëm, përmbysi Romën në “Olimpico” (Video)

0

Interi ka përmbysur rezultatin ndaj Romës për të triumfuar në fund 3:1 në “Olimpico”.

Interi e ka nisur furishëm sezonin e ri në Serie A duke iu dërguar sinjale rivalëve se ka skuadër për të luftuar për titull, shkruan Gazeta Express.

Të besuarit e Luciano Spallettit në xhiron e dytë në Serie A e mposhtën Romën midis “Olimpicos”.

Roma e nisi furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi përmes sulmuesit, Edin Dzeko, i cili realizoi në minutën e 15’të.

Por, Spalletti, që ka drejtuar Romën për afër dy vite, duket se i di shumë mirë pikët e dobëta të tyre pasi deri në fund skuadra e tije re arriti të shënojë tre gola.

Kapiteni dhe sulmuesi, Mauro Icardi, ishte ai që përmbysi gjithçka duke shënuar dy gola (67’ dhe 77’), derisa golin e qetësisë dhe të rezultat përfundimtar prej 3:1, e shënoi mesfushori i ri i transferuar nga Fiorentina, Matias Vecino në minutën e 87’të.

Lojtarët e Romës ishin të pafat në këtë ndeshje pasi tri herë ua mohoi golin shtylla.

Pas kësaj fitore të rëndësishme, Interi ka grumbulluar gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, duke shënuar gjashtë gola dhe pranuar vet֝ëm një.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com