Interi i afrohet Europa Leagues

0

Me fitoren e ngushtë prej 2-1 ndaj Udineses, Interi i është afruar pjesës së epërme të tabelës dhe objektivit të tyre për kualifikim në Europa League.

interi-i-afrohet-europa-leagues-video_hd

Zikaltërit dominuan në fraksionin e parë, teksa Hernanes dhe Mauro Icardi lëshuan disa raste të mira shënimi.

Udinese mbeti me një lojtar më pak në minutën e 40-të, pasi që Maurizio Domizzi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, mirëpo as kjo nuk iu ndihmoi Nerazzurrëve që të shënonin dhe rrjetat nuk u tundën në pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë Interi realizoi përmes Mauro Icardit(46’), i cili ishte i saktë nga pika e bardhë. Penalltinë e nxori Mateo Kovacic i cili u ndalua ashpër në zonë nga Danilo.

Sidoqoftë, gëzimi i zikaltërve zgjati vetëm dy minuta, pasi që Antonio Di Natale realizoi golin e 215-të personal në Serie A, duke u barazuar kështu me Roberto Baggion.

Gjërat u vështirësuan shumë për skuadrën vendase kur në minutën e 58-të mbetën edhe pa një lojtar. Kësaj radhe Badu u ndëshkua me karton të kuq pasi u mundua ta sulmojë gjyqtarin e ndeshjes.

Kjo gjë i dha hapësirë Interit që të hidhej në sulm, dhe ishte Lukas Podolski i cili sapo u inkuadrua, shënoi një gol të bukur për epërsinë e zikaltërve(65’).

Podolski pak minuta më vonë lëshoi edhe një rast të mirë, teksa Hernanes gjithashtu goditi mbi portë nga 6 metra distancë. Mirëpo, gola të tjerë nuk pati, edhe pse Udinese për pak sa nuk e barazoi rezultatin në fund.

Me këtë fitore, Interi ngritët ne pozitën e shtatë me 48 pikë, teksa Udinese me dhjetë pikë më pak gjendet në vendin e 13-të. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com