Interesante: Pas 14 vitesh kroatit iu kthye kuleta e humbur – me “kamatë”! (Foto)

0

Mjafton të kalojnë 14 ditë dhe të bindeni se më kurrë nuk do të gjeni kuletën që ju ka humbur. Por, Ivica Jerkovic është befasuar kur iu kthye kuleta pas 14 vitesh.

kuleta

Ai kishte qenë duke shkuar në spital për të dërguar një mik, kur në kafene i ka humbur kuleta në të cilën kishte pasur 1000 marka gjermane.

Rastin ai e kishte paraqitur në Polici, mirëpo kurrë nuk është gjetur kuleta me para dhe dokumete.

Burri që jeton në Donja Moticina të Kroacisë, është befasuar kur në kutinë që i erdhi me postë, e gjeti kuletën me komplet dokumente dhe 1500 franga zvicerane, transmeton Telegrafi.

“Në pako nuk kishte emër të dërguesit, por nuk u frikësova që ta hap”, ka thënë ai për 24Sata.

“Është kuleta ime, asnjë dokument nuk mungon dhe përpos parave që kisha, tani kam edhe interesin”, ka shpjeguar Jerkovic, që këtë njeri e ka quajtur “banka më e mirë në Kroaci”.

“Shpresoj t’i kenë hyrë në punë këto para, të cilat i kisha kursyer për të rregulluar kulmin”, ka shtuar po ashtu burri që u bë bashkë me kuletën e tij të humbur. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com