INTENSIFIKOHET BASHKËPUNIMI MES DY KËSHILLAVE KOMBËTARE SHQIPTARE.
19:10 | 15 Shkurt 2019
Kryetari Ragmi Mustafa dhe stafi i Këshillit Kombëtar Shqiptar pritën në selinë e KKSH-së në Bujanoc kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika dhe delegacionin e tij.

Gjatë takimit kryetari Mustafa e njoftoi kryetarin Nika për sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës. 
Nga ana tjetër kryetari Nika falënderoi kryetarin Mustafa dhe stafin e tij për mikpritjen që i bënë këta të fundit. 
Pjesëtarët e stafit të KKSH u shprehën të gatshëm për fillimin e një bashkëpunimi në mes të dy Këshillave Kombëtare në fusha të ndryshme që janë kompetenca të këtij institucioni.

Kryetari Ragmi Mustafa potencoi rëndësinë e fillimit të një bashkëveprimi të sinqertë me kryetarin Nika në konsumimin e kompetencave të siguruara me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat individuale dhe kolektive.

Me datë 15.02.2019
Shërbimi për informim i KKSH-së

Kejvina Kthella