Iniciativa për asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbinc, shpresa e Malësis së Bujanocit

0

Kushtet e vështira ekonomike, infrastrukturore e në veçanti rruga, gjithmonë kanë qenë ankesat e banorëve të Malësisë së Bujanocit të cilët janë shpërngulur kaherët në qytetet e ndryshme të Kosovës, për një jetë më të mirë, e në fakt qiraxhinjë të një vendi të huaj.

zarbinca

Iniciativa për asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbinc mund të jetë një fillim i cili do ta lulëzojë këtë treve shqiptare, e cila pas veti ka histori të shumta. Kryetari i Bashkësisë Lokale të Zarbincës Selami Bajrami në kuadër të së cilës gravitojnë edhe katër vendbanime, pret që kësaj iniciative shum të rëndësishme ti përgjigjen një numër sa më i madh i qytetarëve të Malësisë. Bajrami thotë se, “besoj që malsorët do ta tregojnë humanitetin e tyre dhe ti sigurojmë 30% të mjeteve sa e kemi për obligim për këtë projekt” Sipas Bajramit, asfaltimi i rrugës deri në fshatin Zarbincë është i një rëndësie të veçant, sepse me asfaltimin e rrugës deri në Zarbincë, thotë Bajrami, kemi një bindje se do të ngjallet e tërë Malësia e Bujanocit dhe qytetarët e malësisë do ta shofin se këtu ka përspektivë për të jetuar, kështu që qarkullimi i lirë i qytetarëve të cilin do t’ua mundësojë rruga e gjith malësia do të ringjallet, ky rajon nuk do të jetë vetëm poligon i ushtrisë apo parqe nacionala, por do të jetë vend për një jetë të mirë dhë të pasur, sepse këtu ka pasuri të pashterrshme të cilat i ofron vet natyra, thotë i pari i BL të Zarbincës. Në deklaratën dhënë BujanociNet, Bajrami ka thënë se, asfaltimi i kësaj rruge do të ndikojë në kthimin e qytetarëve, në rritjen e numrit të nxënësve nëpër shkollat e malësisë, do të ndikojë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve që janë duke jetuar aktualisht, dhe për ata që do të kethehen. Pas asfaltimit të rrugës shumçka do të jetë funksionale, ambulanca në Zarbincë, e pse jo edhe blegtoria do të lulëzojë, sepse një natyrë më të përkryer se Malësia e Buajnocit për blegtori nuk besoj se ka ndokund në botë, duke mos harruar as pylltarinë e cila është shumë e pasur në këtë zonë” Me ndihmën e malësorëve dhe të pushtetit lokal të Bujanocit, do ti realizojmë të gjitha këto projekte të rëndësishme, të cilët do ti sjellin të mira jo vetëm Malësisë por tërë komunës. Takimi për iniciativën e fillimit të këtij projekti madhorë do të mbahet të shtunën më 27 dhjetor në Gjilan me fillim prej orës 18h në restaurant “LAZA” tek Zabeli i Sahit Agës./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com