Inflamacioni i fshikzës urinare shërohet me këtë antibiotik natyrorë

0

Për infeksion të traktit urinar, ose inflamacioni i fshikzës, në 90 për qind të rasteve, fajtor konsiderohet bakteret escherichia coli. Por që ky problem të zgjidhet në mënyrë të natyrshme po ju sjellim një nga antibiotikët më të njohur natyrorë, i cili që nga përdorimi i parë do të heqë këtë problem të pakëndshëm.

Edhe pse shumë baktere nganjëherë dinë të kthehen si bumerang, janë disa barëra natyrore që mund të parandalojnë këtë.
Kushdo që ka pasur inflamacion të fshikzës e di se sa i dhimbshëm dhe i vazhdueshëm mund të jetë. Është ndjenja që duhet të shkoni në toalet, edhe pse nuk keni sukses, ndjeni dhimbje dhe presion. Edhe nëse arrini që të urinoni, ndjeni dhimbje. Por disa antibiotikët natyrorë mund të ndihmojnë në mënyrë efektive te inflamacioni i fshikzës.

Kur katër përbërës natyral bashkohen, fitojmë një ilaç të fuqishëm, i cili ndihmon edhe ata që kanë luftuar me këmbëngulje për vite të tëra kundër këtij bakteri.

Receta për antibiotikun natyral kundër inflamacionit të fshikzës

Nëse përzihen në masën e duhur, rrënja e majdanozit, limon, mjalta dhe vaj i ullirit me veprimtarinë e tyre të fuqishme antibiotike dhe antivirale do të largojnë bakteret bezdisshme. Përbërësit:

250 g rrënjë majdanoz

250 g limon me lëkurë

250 g mjaltë

2 dcl vaj ulliri

Përgatitja:

Rrënjët e majdanozit dhe lëvorja e limonit të prehen imtët, pastaj të gjithë përbërësit, duke përfshirë mjaltën dhe vajin e ullirit, të përzihen me një përzierës elektrik.

Do të fitoni një masë të butë që duhet të mbahet në frigorifer. Çdo mëngjes duhet marrë një lugë gjelle.

Shënim: Mjaltin duhet blerë tek një bletar i njohur, limoni duhet patjetër të jetë i shtëpisë, i pa spërkatur. Nëse limonin e bleni në dyqan lëreni të qëndrojë në ujë të ftohtë ku shtoni pak sode bikarbone. Pas kësaj shpërlajeni mire me ujë. Rrënja e majdanozit poashtu duhet larë mirë./GazetaExpress/.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com