Incidente gjatë vizitës së Papës: Snajperisti qëllon pa dashje

0

Incidente gjatë vizitës së Papës: Snajperisti qëllon pa dashje

Rreth orës 10 e 10 minuta në momentin që Papa Francesku kishte hyrë në Presidencë, një e shtënë teke me armë zjarri që u shënua tek materniteti Mbretëresha Geraldinë pranë stacionit të trenit ka alarmuar njësitë ligjzbatuese.

Pas verifikimeve të shpejta dhe përforcimit policor në atë zonë u konkludua se një prej sjanperistëve i vendosur në tarracë kishte qëlluar pa dashje teksa poziciononte armën.

Menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të efektivit.

Gjatë meshës që Papa mbajti nga ora 11 e 20 deri në orën 13 jashtë perimetrit të sigurisë janë shoqëruar në polici për verifikime të mëtejshme 12 persona të cilët kanë shfaqur sjellje të dyshimta, por edhe elemente te dyshimta ne veshje.

Po gjatë meshës të paktën 15 personave mes tyre dhe tre fëmijë iu është dhënë ndihma e parë mjekësore nga shërbimi i urgjencës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com