Inatet politike e lënë Breznicën pa ujë të pijshëm

0

Persona ende të panjohur, ditë ma parë kanë dëmtuar në tërësi pompat e ujit të cilat nga rezervuari e përcjedhin ujin deri tek ekonomit familjare. Edhe përkundër intervenimeve të policisë për ti kapur fajtorët si duket gjithqka është e padobishme ngase aktorët akoma nuk janë para drejtësisë, ndërsa Breznica pa ujë të pijshëm.

9364588

Portali BujanociNet duke hulumtuar rastin ka kontaktuar burime të ndryshme, si në fshat ashtu edhe në NP “Komunalia” nga të cilët ka marrë informacione të ndryshme lidhur me këtë rast. Avni Ismaili kryetarë i organit mbykqyrës të NP “Komunalia” i ka thënë BujanociNet, se dëmi i shkaktuar sipas vlerësimeve të kësaj ndërmarrje ëhstë rreth 400.000 dinarë, ndërsa pas dëmtimit të pompave, shtytëse, dhe pompës e cila bënë klorizimin e ujit, uji është dërguar për analiza por që akoma nuk është kthyer përgjigje. Ismaili thotë se, i kemi njoftuar edhe policinë të cilët kanë dalë në vednin e ngjarjes dhe ata tash duhet ta kryejnë punën e tyre për kapjen e autorëve. Nga ana tjetër Burimet e BujanociNet nga fshatin Breznicë, kanë konfirmuar se, e gjith kjo ka ndodhur për shkak të inateve politike dhe se në këtë rast gjithqka është duke u bërë për ti dhënë një imazh të keq udhëheqësisë aktuale, e cila ka arritur që në këtë vendbanim ta zgjidh problemin e ujit të pijshëm, i cili me vite kishte ngecur. Po të njetat burime kanë konfirmuar se, këtë problem i cili është me pasoja jo të vogla e kanë shkaktuar militantët e opozitës të cilët kanë tentuar që të shkaktojnë probleme, kundrejt organizimeve të mirëfillta që janë duke u bërë në këtë vendbanim. Disa muaj më parë, në një nga mbledhjet e Bashkësisë Lokale të Breznicës, një përson kishte deklaruar publikisht se do ta ndërpres ujin e pijshëm, ngase rezervuari i cili mbushet nga puset dhe më pas uji shkon në ekonomit familjare ndodhet në pronën e tij private, thotë birimi i BuajnocitNet, por një gjëtë të tillë, të kontaktuar nga portali, disa banorë e kanë thënë të kundërtën, se rezervuari ndodhet në pronë shoqërore, dhe nuk ka tëbëjë me pronë private. Banorët e Breznicës, kanë deklaruar se lidhur me këtë rast policia ka marrë në pyetje disa persona të këtij vendbanimi. Shpend Xhelili këshilltarë nga Breznica, nga radhët e PD-së i ka thënë BujanociNet se, “me siguri se është krijuar gjendje e rënde pasi që është një akt vandal i njerëzve të pa ndërgjegjshëm, por një pjesë të madhe të fajit e hedh mbi pushtetin, pasi që nuk ka siguruar puntor shtesë të sigurisë ose roje, ujësjellësi ynë ka vetem një punëtorë, janë premtuar tre, që dy herë është thyer, ndërsa asnjë reagim nga pushteti, kjo është shqetësuese, ka një javë që fshati ka mbetur pa uje të pijshëm” ka thënë Xhelili./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com