Iluzioni optik që po çmend internetin: A i shihni pikat e verdha?
10:15 | 24 Dhjetor 2015

Iluzioni optik që po çmend internetin: A i shihni pikat e verdha?
Shikoni pikën e gjelbër në mes të fotos. A vëreni diçka të pazakontë? Përveç marramendjes së mundshme dhe përzierjes, kjo grafikë do të shkaktojë edhe një fenomen të pazakontë – verbimin, transmeton Zeri.info. Por mos u shqetësoni, kjo ndodh pasi truri juaj luan me ju. Nëse shikoni me kujdes pikën e gjelbër në mes derisa pjesa tjetër e fotos rrotullohet, tri pikat e verdha në anën e jashtme, fillojnë të zhduken. Nëse shikimin e kaloni nga qendra anash, pikat do të paraqiten sërish. Ky fenomen quhet “verbimi i shkaktuar me lëvizje”. Pikat në të vërtetë nuk zhduken kurrë, vetëm mendja juaj bën që ta besoni./ZERI https://www.youtube.com/watch?v=Hfrb94mKCJw
Aurela Hoxha