Ilir Shaqiri kujton kohën kur këndonte me heroin e Kosovës, Hamëz Jasharin (Video)

0

Ilir Shaqiri ka disa dekada që është skenën muzikore shqiptare.

Ata këndimin nuk e ndalën as në kohën kur Kosova ishte nën okupimin e Serbisë.

Një prej këtyre momenteve, këngëtari e ka kujtuar kur përkrah tij këndonte edhe heroi i Kosovës, Hamëz Jashari, transmeton Telegrafi.

Në fakt, heroi ishte pjesë e ansamblit muzikor ‘Drenica’ kur këta të fundit bashkëpunuan me Ilirin.

Kujtojmë se Hamza ka rënë heroikisht në mars të vitit 1998 së bashku me 52 anëtarë të familjes Jashari.

Ndryshe, Iliri është duke shijuar momentet e së qeni gjysh pas lindjes së nipit, përkatësisht djalit të Korab Shaqirit, të cilin e ka pagëzuar Altes. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com