Iku Beqiri erdhi Musliu

0

Siç është thirrur nga Ministria për administratë shtetërore dhe pushtet lokal e Serbisë sot në Bujanoc është bërë konstituimi i Këshillit Kombëtarë Shqiptar në Serbi i dal nga zgjedhjet e këshillave kacionale që u mbajtën më datë 26 tetor. Të gjitha subjektet politike shqiptare kanë marrë pjesë sot në mbledhjen konstituive ku fillimisht ëhstë bërë verifikimi i 15 antarëve të rinjë të këtij organi me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

dabadaba

Në rend të ditës që është dërguar nga Ministrja Kori Udoviçki ishin paraparë tri pika, formimi i trupinit punes për konstituimin e këshillit, mandatimi i këshilltarëve dhe e treta të ndryshme. Pas përzgjedhjes së tre anëtarëve të trupit punues si antari më i vjet Galip Beqiri dhe dy të rinjtë Agon Ajeti dhe Arbër Pajazit, janë mandatar sipas rregullores edhe 15 anëtarët e KNSH-së për mandatin katër vjeçar. Në pikën e tret që ishte të ndryshme kishte propozime nga shumica që mbledhja të vazhdoj dhe të kenë propozime për zgjedhjen e kryetarit të KKSH-së. DSCN6400Pas këtij propozim i koalicioni PVD-UDSH këtë nuk e pranoi dhe kërkonin që seanca e radhës apo e parë e KKSH të vazhdoj ndonjë ditë tjetër, kjo nuk u pranua nga shumica dhe antarëve të PVD dhe UDSH bojkotuan dhe lëshuan mbledhjen. Arbër Pajaziti, kryetar i grupit punues, Agon Ajeti antar dhe Rashit Musliu antar i zgjedhur pas largimit të opozitës vazhduan seancën e parë të rregullt të KKSH-së siç edhe ishte paraparë me vendim të ministres Udoviçki dhe në rend të ditës propozuan që për kryetar të Këshillit Nacional Shqiptar të zgjedhte Jonuz Musliu nga Lëvizja e Progresit Demokratik sipas marrëveshjes së paraparë dhe nënshkruar nga pesë partitë politike shqiptare. DSCN6406Arbër Pajaziti tanimë antar i KKSH-së nga PD, pas përfudnimit të mbledhjes tha se, Këshilli i tanishëm që ë përbëjnë shumë parti politike shqiptare do të këtë në fokus çështjet e sajë dhe do të jetë një këshill i suksesshëm i cili do ti zgjidh problemet në fushat që zotonë. Jonuz Musliu pas emërimit si kryetar i KKSH nga tetë antarët e Këshillit Nacional faleminderon subjektet politike që i besuan këtë post e po ashtu dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që votuan për shumicën e partive politike shqiptare. Zgjedhjet e fundit për Pakicat Nacionale në Serbi janë zhvilluar më datë 26 tetor 2014 nga sipas marrëveshjeve politike shqiptarë nga këto zgjedhje kanë dal fitues PD – PDSH – LPD – BDL dhe RD më 8 antar që e përbëjnë shumicën e këshillit kurse PVD dhe UDSH 7 antar. KNSH ka si prioritet katër fusha të saj si bazë për zgjedhjen e problemeve të shqiptarëve e që janë, Arsimi, Kultura, Informimi dhe Simbolet kombëtare dhe gjuha e shkrimi shqip./Bujanocinet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com