Ikea prodhon mobilje që mbushin telefonat
09:57 | 02 Mars 2015

Gjiganti i mobiljeve Ikea ka njoftuar se do të nxjerrë në treg tavolina dhe llamba të pajisura me vende, përmes së cilave mund të bëhet rimbushja e baterive të telefonave dhe pajisjeve të tjera pa kabllo. ikea Kompania suedeze ka thënë se mobiljet e tilla do të mund të gjenden në dyqanet e Britanisë dhe Amerikës veriore nga muaji prill. Koleksioni i ri mundëson mbushjen e pajisjeve që ndodhen në ose pranë mobiljeve. Ambientalistët kanë shfaqur shpresën se riciklimi ka qenë prioritet për disenjatorët.
Françeska Jaçe