Identifikohet ish-studenti që spiunoi pjesëmarrësit e demonstratave të Prishtinës

0

Komisioni i Verifikimit të Fakteve shpalli për bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete edhe tre persona të tjerë.

identifikohet-ish-studenti-q-euml-spiunoi-pjes-euml-marr-euml-sit-e-demonstratave-t-euml-prishtin-euml-s_hd

Komisioni, që ndryshe njihet edhe si “Komisioni i Lustrimit”, bën me dije se ka shpallur për bashkëpunëtor ish-drejtorin e shkollës së mesme qendrore në Zajaz, me pseudonimin “Ljuben”, njofton Zhurnal.

Si student ai dyshohet se ka spiunuar kolegët e tij studentë në Prishtinë, pjesëmarrës të demonstratave kundër regjimit serb. Vendimi mbështetet në rreth 30 dokumente që dëshmojnë bashkëpunimin me shërbimet sekrete.

I lustruari i dytë është ish-konsulli gjeneral i Maqedonisë në Toronto të Kanadasë, i cili dyshohet se ka spiunuar diasporën maqedonase dhe organizatat e komunitetit maqedonas në Kanada dhe SHBA.

Personi i tretë që është lustruar është ish-sekretari i Kombinatit Industrial të Pylltarisë “Strumicë”, i cili ka spiunuar pjesëtarët e diasporës maqedonase në Brazil.

Që të tre personat e lustruar janë ende të gjallë. Emrat e tyre do të publikohen në afat prej tre ditësh nga dita e sotme. /Zhurnal/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com