“Ibrahimovic është më i mirë se Ronaldo dhe Messi”
09:56 | 06 Shkurt 2015

Agjenti i sulmuesit suedez, Mino Raiola, ka thënë se klienti i tij është lojtar më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

ldquo-ibrahimovic-euml-sht-euml-m-euml-i-mir-euml-se-ronaldo-dhe-messi-rdquo_hdIbrahimovic nuk arriti të hyjë në top treshen e lojtarëve që kandiduan për Topin e Artë, por ai ka vazhduar me paraqitjet e tij të mira duke shënuar 18 gola në 25 ndeshje për klubin dhe kombëtaren këtë sezon. Në një intervistë të gjerë për Telefoot, përfaqësuesi i tij foli për të ardhmen e 33-vjeçarit, duke theksuar se nuk do të ketë lojtar tjetër si ai. “Një Zlatan i ri? Ai nuk do të ekzistojë kurrë. Ibra është më i fortë se Ronaldo dhe Messi. Ai ka kontratë deri në vitin 2016 dhe mua nuk më pëlqen të bëj parashikime për të ardhmen e tij. Për momentin ai ka kontratë, dhe kontrata do të respektohet”, ka theksuar Raiola. /Telegrafi/
Aurela Hoxha