I zë pllaka e betonit, lëndohen dy persona
13:45 | 12 Tetor 2018

“Raportohet se derisa po kryenin punime me një ekskavator në një objekt banimi, dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë janë zënë nga pllaka e betonit, me ç’rast viktimat kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë.

“Si pasojë e lëndimeve të marra dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin regjional të Gjilanit”.

“Me vendimin e prokurorit iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”.

Aurela Hoxha