I thyejnë xhamat shtëpisë së shëndetit në Preshevë (Foto)
09:37 | 11 Tetor 2018
Persona të panjohur kanë thyer xhamat në shtëpinë e shëndetit në Preshevë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës.

Siç njofton drejtori i shtëpis së Shëndetit në Preshev, Driton Salihu persona akoma të paidentifikuar kanë thyer xhamin e shtëpisë së shëndetit objekti ku gjindet praktika e përgjithshme, xhamat janë thyer me gurë duke i hedhur brenda.

Shpresojmë se ky veprim do të dënohet dhe kryerësist e këtij akti të marrin denimin e merituar, pasi siç dihet se shtëpia e shëndetit është e pajisur me kamera të sigurisë.

Drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë përveç që ka informuar për rastin që ka ndodhu ai ka shkruajtur “Vandalizmi dhe Thyerja e xhamave ka ndodhë në shtëpinë e shëndetit në Preshevë! Turp ju qoftë për jetë!”./BujanociNet/

 

Kristin Prengaj