I rrahin të rinjtë shqiptarë në Bujanoc, KNSH hesht

0

Kryetari aktual i Këshillit Nacional Shqiptar Galip Beqiri nuk pe sheh të udhës që të reagojë ndaj incidentit të ndodhur në Bujanoc të enjtën në orët e pasditës, ku rreth 15 huligan serb fizikisht sulmuan dy të rinjë shqiptarë duke i shkaktuar lëndime trupore, e gjithë kjo ka ndodhur jo më largë se 50 metra nga selia e KNSH-së.

KNSH

Kryetari i KNSH-së dy ditë më parë kishte reaguar për një furrë të djegur në Sombor të Vojvodinës me pronarë shqiptarë, por jo edhe për të rinjtë shqiptarë të Bujanocit, të cilët mund të kishin pësuar edhe me fatalitet nga dhuna e ushtruar nga të rinjtë serb. Beqiri duke dënuar rastin në Vojvodinë ka thënë se, aktet e tilla qyqare janë të pa pranueshme dhe nuk ndihmojnë proceset e integrimeve, për më tepër dëmtojnë rëndë dhe tensionojnë mardhëniet ndëretnike./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com