I pastrehu i vë flakën makinës për të kaluar Krishtlindjen në burg

0
Një 36-vjeçar donte që për Krishtlindje të arrestohej nga policia. Kështu, i pastrehu për të përmbushur një gjë të tillë, i vuri zjarrin një makine të parkuar pranë një stacioni karburanti në Itali.

Ai është Modou Sarr, dhe mendoi se do të ishte më mirë që Krishtlindjen ta kalonte në burg, ku mund të hante një vakt të ngrohtë ushqimi se sa flinte në rrugë e në mes të ftohtit.

Sipas medieve italiane, për të siguruar arrestimin, burri iu afrua edhe automjeteve të tjera, për të bërë të njëjtën gjë, por policia ndërhyri në kohë. Pak minuta nga arrestimi, ai i tha policisë që e kishte bërë këtë akt me qëllimin që të futej në burg.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »