I paralizuari fillon të ecë në ceremoninë e diplomimit (Video)
10:02 | 03 Qershor 2015

Chis Norton, 23 vjeçari nga Iowa për pak sa nuk humbi jetën nga një lëndim që pësoi në një ndeshje futbolli.

i paralizuari Ai pësoi fraktura në boshtin e tij kurrizor duke e lënë atë të paralizuar për gjithë jetën. Mjekët i kishin thënë që ai ka gjasë vetëm tre për qind që të rimarrë aftësitë e të lëvizurit. Pas marrjes së kësaj diagnoze ai u përkushtua ndaj ushtrimeve fizike në mënyrë që t`i rikthehet jetës normale. Mirëpo përveç tjerash ai u dallua edhe në studimet e tij, duke i përfunduar ato më herët nga bashkëmoshatarët e tij, transmeton Klan Kosova. Ai arriti t`i befasojë të gjithë pjesëmarrësit në ceremoninë e diplomimit duke u ngritur nga karroca dhe duke ecur drejt udhëheqësve të institucionit arsimor për të marrë diplomën e tij. Ky gjest i tij mahniti shumë studentë dhe prindër, madje duke i përlotur disa prej tyre. https://www.youtube.com/watch?v=OJJOdjlRbQo
Françeska Jaçe