I moshuari nuk përmbahet, godet pasagjeren pasi nuk i liroi vendin në autobus (Video)
15:59 | 14 Qershor 2018

Ky rregull ka të bëjë me vendin ku jemi ulur, i cili duhet liruar në rast se një i moshuar është në këmbë.

Kështu, duke pretenduar në këtë rregull, një i moshuar ka goditur një pasagjere për shkak se ajo nuk pranoi që t’i lironte vendin.

Ata po udhëtonin në një linjë lokale në Kinë, të mërkurën, kur filluan që të debatojnë.

Burri i moshuar pas debatit qëllon me shpullë gruan, ndërsa persona të tjerë ndërhynë për të qetësuar situatën.

Incidenti ka ngjallur debate në rrjetet sociale. Disa e mbështetën veprimin e tij ndërsa të tjerë reaguan ashpër.

Françeska Jaçe