I madh Cana, ka një porosi për të gjitha komunat në trojet shqiptare

0

Kapiteni Lorik Cana, në një intervistë që ka dhënë për RTK, ka folur për iniciativat që janë marr në disa komuna të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, për shpalljen e tyre “Qytetar Nderi”, pas mbrojtjes së bashkëlojtarëve, në ndeshjen Serbi – Shqipëri.

Cana, së pari ka falënderuar të gjitha komunat për ato nisma, por ka shtuar, se meritat në Serbi, nuk i takojnë atij, por gjithë lojtarëve kuqezi, pasi që qëllimi i tyre, ka qenë i përbashkët.

“Më vjen mirë që me jepet rasti të flasë rreth kësaj çështje, i falënderoj të gjitha komunat në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Ato që ndodhën në Serbi, unë nuk dua t’i marr diçka personale, atë e kemi bërë të gjithë lojtarët, dhe nëse dikush duhet uruar e përgëzuar, është e gjithë përfaqësuesja shqiptare”, deklaroi Cana, i cili pret që vendimi i UEFA-s, të jetë në të mirë të Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com