I ishte refuzuar pasaporta sepse nuk e njihte shitësin e fshatit

0

Rasti i të resë me prejardhje turke Funda Yilmaz, të cilës komuna e saj, ia kishte hedhur poshtë kërkesën për pasaportën zvicerane, pranverën që shkoi pati bërë bujë në gjithë botën.

 Arsyeja për interesimin e madh medial që pati nxitur ky rast qëndronte në faktin se Yilmaz ishte e integruar në mënyrë të përsosur në shoqërinë zvicerane, shkruan albinfo.ch.

Ajo në fakt as që njihte ambient tjetër jetësor përveç atij të Zvicrës. Ndërsa refuzimi i ishte bërë për shkaqe fare banale. Ndonëse ajo është e lindur në Zvicër, këshilli kishte konstatuar se «Nuk ishte mirë e integruar», pasi që nuk e kishte ditur emrin e shitësit në shitoren e mishit në fshatin ku jetonte dhe gjëra të tjera, të ngjashme.

Tash, këshilli i banorëve i Komunës Buchs (Aargau) ku jeton Funda, duhet të rishikojë vendimin dhe sipas të gjitha gjasave, 25 vjeçarja me prejardhje turke do të bëhet shtetase zvicerane. Këshilli Komunal kështu do ta sjellë edhe një herë para këshillit të banorëve (një institucion ky i demokracisë së drejtpërdrejtë, tipik për disa regjione të Zvicrës), kërkesën për natyralizim, transmeton albinfo.ch. Diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë, shkruan «Aargauer Zeitung».

Nga ana tjetër, Funda u ishte përgjitgjur të gjitha pyetjeve të shtruara në test, nuk ka asnjë kundërvajtje të kryer, punon në një zyrë arkitekture etj.
Këshilli i banorëve të Komunës së Buchsit do të votojë serish, më 18 tetor për natyralizimin e vajzës me prejardhje turke, ndërsa këshilli komunal, i ka rekomanduar të parit që të votojë në favor.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com