I dështuari i Unitedit, i ofrohet Chelseat
10:02 | 20 Maj 2015

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao, aq shumë ka zhgënjyer me paraqitjet e tij në edicionin e fundit, saqë as klubi i tij nuk dëshiron ta mbajë më.

i-d-euml-shtuari-i-unitedit-i-ofrohet-chelseat_hd Falcao u huazua nga Monaco te Manchester Unitedi këtë sezon, mirëpo arriti të shënojë vetëm katër gola, duke i zhgënjyer tej mase të gjithë adhuruesit e futbollit, e më së shumti ata të Unitedit, të cilët pritën shumë nga ai. Sidoqoftë, huazimi i kolumbianit përfundon në fund te sezonit dhe ai duhet të kthehet në Monaco, mirëpo klubi francez ia ka ofruar atë Chelseat për ta huazuar, raporton Daily Mail. Jose Mourinho kohë më parë ka shprehur interesim për të, mirëpo nuk dihet se a është i interesuar më. /Telegrafi/
Aurela Hoxha