I befasoi të gjithë, Ramos bën simbolin e shqiponjës
08:04 | 12 Shtator 2018

Sergio Ramos sot ka bërë shqiponjën me duar pasi që shënoi golin e katër në minutën e 5’të kundër Kroacisë në minutën e 56.

Mbrojtësi spanjoll shënoi një gol me kokë sot, derisa pasi ka festuar me shokët, ai ka bërë shqiponjën me duar.

Ylli i Real Madridit ishte kapiten sonte për Spanjën, të cilët e deklasuan nënkampionin e botës, Kroacinë me rezultat 6-0 në kuadër të grupit të 4 të Ligës A të Kombeve.

 

Françeska Jaçe