I arrestohen prindërit, reagimi i fëmijës “shokon” të gjithë
16:20 | 20 Janar 2019

Videoja befasuese shfaq disa policë me armë të drejtuara ndaj një makine “pick up”, ndërsa i detyrojnë një çift të ngrijnë duart lart, transmeton lajmi.net.

Policia e Tallahassee po arrestonte të dyshuarit për vjedhje të dyqaneve, të kapur nga kamerat e një dyqani.

Fëmija, 2 vjeç, del nga dera anësore e kamionit zbathur dhe i afrohet policisë me duar të ngritura.

Videoja e hedhur nga një kalimtar shkaktoi një trazim në internet, duke arritur miliona klikime dhe reagime të shumta. /Lajmi.net/

Rina Balaj