Hyrja me dhunë në Bashkësinë Islame në Maqedoni (Video)

0

Alsat në Maqedoni ka siguruar pamje ekskluzive nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentin kur dy ditë më parë një turmë njerëzish hyri me dhunë në institucionin e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup.

hyrja-me-dhun-euml-n-euml-bashk-euml-sin-euml-islame-n-euml-maqedoni-video_hd

Njëra pjesë e të pakënaqurve ka hyrë nga anash, ndërsa pjesa tjetër ka kapërcyer kangjellat e portës së madhe për t’iu drejtuar derës kryesore të Bashkësisë Fetare Islame.

Pas futjes së grupit të parë të personave dhe mbylljes së derës automatike, grupi që e pasonte ka thyer derën e xhamit duke u ngjitur në zyrat e BFI-së dhe duke zaptuar zyrat me forcë.

Besohet se në mes të personave që hynë me dhunë, ka pasur edhe të armatosur.

Ish myftiu Ibrahim Shabani, ish sekretari i BFI-së Afrim Tahiri dhe Sekretari i Myftinisë së Shkupit Skënder Buzaku, pas mbështetjes nga ky grup personash, tashmë gjenden në Selinë e BFI-së të cilën vazhdojnë ta mbajnë peng ende atë, duke vendosur kushtet e tyre për largimin e kreut aktual Sulejman Rexhepi. /ALSAT/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com