Hyda: Shtetit serb po stimulon rinin shqipëtare për tu larguar nga këtu

0

Qeveria e Sërbisë nuk e ka ndërmend që ta lërë rehat rinin shqiptare të Luginës së Preshevës, e cila përveç kushteve të vështira ekonomike me të cilat po përballet, tash ka edhe presionin e shtetit për kryerjen e shërbimit ushtarak në ushtrin serbe. Kjo metodë për zbrazjen e Luginës nga të rinjët nuk është e panjour, të tilla ka patur edhe më parë të cilat në faza të ndryshme kanë shtyrë dhjetra të rinjë që ta lëshojnë Luginën.

HydaHajredin Hyda njohës i mirë i situatës në Luginë të Preshevës, për BujanociNet, ka deklaruar se, “Është një provokim i radhës, por që nuk duhet ti kushtohet rëndësi të posaçme!-Pse? Ky veprim i ripërsëritur i organeve serbe është edhe një “marifetllëk” që popullata shqiptare, por sidomos të rinjët të braktisin këto troje pa qenë të rrezikuar seriozisht, se në fund të fundit, shteti serb nuk ka plasë që të rinjët shqiptar ti integroj në ushtrinë serbe!” Sipas Hydës, ky veprim i shtetit serb është një shtesë e “Pakos së madhe” të stimulimit të shqipetarëve për tu larguar nga këtu! E kjo pako e madhe përbehet prej: burgosja e ish luftëtarëve të UCPMB-së, montimi i proceseve politike, mosintegrimin e shqipetarëve në organet shtetërore konform përqindjes së popullsisë, çregjistrimi i shqipetareve nga lista e vendbanimit, shkatrrimi i pronës shoqërore në kuadër të komunave shqipetare, mosnjohja e diplomave nga Kosova, pengimi i ardhjes së investitorëve potencial e shumë tjera masa nga kjo “paketë”! Në fund të deklaratës për BujanociNet, Hyda thhotë se, “Por përkundër kësaj të rinjët por edhe popullata duhet ta marrin këtë, si një provokim pa pasoja, sepse kemi ditur të qendrojme në situata edhe shumë më të vështira!” Rinia shqiptare e Luginës pamvarësisht thirrjeve të spektrit politik shqiptarë ata do të shfrytëzojnë këtë. “Ne nuk do të shkojmë ti shërbejmë ushtris serbe, këta jan ata të moçmit që na kanë bërë çmos, dhe nuk na mbetet asgjë përveç largimit nga këtu” i than në anonimitet dy të rinjë shqiptarë BujanociNet. Sa do të ketë ndikim tek të rinjët shqiptarë kjo iniciativë e Sërbisë, dhe a do të nis një ekzod si në Kosovë edhe në Luginë kjo do të jetë përgjegjësi edhe e spektrit politik shqiptarë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com