Hyda: Zyra për Luginën në Gjilan një mister pa detyra të definuara

0

Bised me Hajredin Hydën këshilltar në KK të Bujanocit dhe analist politik në Luginë të Preshevës, njohës i situatës politike në rajon. Në bisedën për portalin informativ BujanociNet, Hajredin Hyda thotë se “më së miri do të ishte që interesimi i Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës të jetë në nivelin institucional se sa në planin personal, sepse kjo mundet pastaj të interpretohet në forma të ndryshme, mvarshmërisht nga rrethanat dhe momenti, qoftë për nevoja elektorale apo për arsye tjera”

Hyda

BujanociNet: Zyra për Luginë e cila është hapur në Gjilan dhe e cila është zotuar se do të zgjidh problemet e shqiptarëve të Luginës, atyre që janë të shpërngulur por edhe të tjereve akoma nuk ka treguar ndonjë rezultat. A mund të pritet në të ardhmën ndonjë rezultat nga kjo zyre?

Hyda: Zyra e hapur në Gjilan për mua mbetet ende një mister, sepse nuk e kamë kuptuar mirë përshkrimin e punës që i është përcaktuar asajë. Duhet të definohet saktë se cilat janë detyrat e saja, qoftë në planin organizativ apo këshilldhënës, si dhe të sqarohet se a është hapur për ata luginas që jetojnë në Gjilan, apo për neve këtu?! Sidomos ata që punojnë në atë zyre duhet të jenë mjaftë të matur në deklaratat e tyre dhe duhet të jenë krejtësisht apolitik. Është një veprim i mirë hapja e kësaj zyre, por është ende herët të jipen konstatime të sakta se sa ajo do të ndihmojë luginasit, sidomos ata të çvendosur në Gjilan, të cilët kanë shumë probleme të pazgjidhura!

BujanociNet: Si i vlerësoni angazhimet e kryetarit të Gjilanit Lutfi Hazirit për shqiptarët e Luginës, veçanarisht vendbanimeve përgjat brezit kufitare. A ka bërë mjaft nga ajo që ka premtuar Haziri?

Hyda: Vetë origjina dhe lidhshmëria teritoriale e Bujanocit dhe Preshevës me Gjilanin, si dhe afërsia dhe njoftësite personale të Lutfi Hazirit me njerëz nga Lugina nuk janë për tu neglizhuar. Poashtu edhe e kaluara e përbashkët në rrugëtimin e përbashkët për pavarsinë e Kosovës, por edhe mardhënjet e tashme ekonomike dhe kulturore që ndikojnë drejtëpërdrejt në zhvillimin e Gjilanit, por edhe raportet e mira me faktorin politik të Luginës krijojnë parakushte të favorsheme për një interesim më të shtuar për Luginën, kur kësajë i shtohet edhe një numër i konsiderueshëm të banorëve të Luginës, sidomos ata të Malëaisë së Bujanocit dhe Karadakut të Preshevës që janë zhvendosur në Gjilan pas luftës së Kosovës të vitit 1999. Më së miri do të ishte që ky interesim të ishte në nivelin institucional se sa në planin personal, sepse kjo mundet pastaj të interpretohet në forma të ndryshme, mvarshmërisht nga rrethanat dhe momenti, qoftë për nevoja elektorale apo për arsye tjera. Shpresojë se qëllimet e Lutfi Hazirit janë të sinqerta, e jo për qëllime personale, duke shfrytëzuar Luginën si poligon për trampolinë personale dhe poligon debatesh të shterrpëta. Ajo që duhet të involvohet dhe të interesohet për hallet tona është Qeveria e Kosovës, sepse komunat në Kosovë përkundër vullnetit të mirë, komperencat i kanë mjaftë të limituara.

BujanociNet: Cila do të ndodhë me pare, Lugina ti bashkangjtet Kosovës apo Serbia bashk me Luginën do të integrohet në BE?

Hyda: Është një e vërtetë, se në BE nuk do të ketë integrime të reja në formë selektive, dhe në çdo formë nuk do të lejohet që Serbija ose Shqipëria të futen njera para tjetrës, a për Kosovën në bazë të gjendjes momentale rrugëtimi do të zgjasë pakëz më tepër, por në fund do të arrijë edhe ajo qellimin e saj. Unë nuk mundem ta dijë se pas 10-15 vjetësh a do të egzistoj ende kjo mosdueshmëri serbo-shqiptare, por jamë i sigurte se për tu anëtarësuar në BE, të gjithë ballkanasit duhet të kenë raporte të çtendosura se në BE nuk kanë për të lejuar futjen e një fuçie baruti! I vetmi shpëtim për ne në Luginë është integrimi sa me shpejtë i Shqipërisë, Kosovës por edhe Serbisë në BE, sepse çdo tjetër opcion është konsumuar dhe premtimet e herë pas herëshme te disave për opcione tjera janë një retorikë e thjeshtë politike!/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com