Hyda: Riza Halimi është një kameleon dhe relikt i të së kaluarës!

0

Hajredin Hyda njëri ndër analistët më të njohur të politikës në Luginë të Preshevës dhe njohës i mirë i situatës politike dhe të sigurisë, deklaratën e deputetit popullorë në parlamentin e Sërbisë Riza Halimit i ka e ka konsideruar “iracionale dhe asimetrike” Sipas Hydës, të krahasosh gjendjen e sotme në Bujanoc dhe Presheve me kohën e Millosheviqit është diletantizëm.

417675_428753080542595_2000758965_n

Deputeti popullorë në parlamentin e Sërbisë Riza Halimi, gjatë një emisioni në TV Aldi, situatën aktuale në Luginë të Preshevës e ka vlerësuar me atë të kohës së Millosheviqit, diktatorit të Ballkanit. Halimi mllefin e tij politik e shprazur tek udhëheqësit e pushteteve lokale në Preshevë dhe Bujanoc, duke e rezervuar politikën e Beogradit zyrtarë ndaj shqiptarëve të Luginës. Halimi mes tjerash ka thënë se, “Demagogjia politike në Luginë ka fundosur shpresën e qytetarëve, gjithashtu duke parë gjendjen e mjerueshme që po mbretëron PVD do të punojë intenzivisht  dhe me një organizhim të mirëfilltë me qytetarët për të parandaluar të keqen që po i bëhet qytetarëve në Bujanoc e Preshevë” “Çdo analizë e bërë nga Riza Halimi për Luginën e Preshevës është “iracionale”, nga vetë fakti se edhe rrugëtimi i tij politik ka marre kahje iracionale, dhe asimetrike” ka thënë Hajredin Hyda, duke shtuar se, të krahasosh gjendjen e sotme në Bujanoc dhe Presheve me kohën e Millosheviqit është diletantizëm dhe primitivizëm politik, nga një kameleon dhe relikt i të së kaluarës! Të krahasosh periudhën e diskriminimit jo vetëm kolektiv por edhe individual, kur ka qenë e ndaluar shitblerja, kazerma në vend të gjimnazit, me as një shkollë të ndërtuar, asnjë rrugë të asfaltuar, pa ujsjellës, me 12 këshilltar në Kuvendin komunal të Bujanocit, po për çudi me një deputet të PVD-së në parlamentin e Millosheviqit! Hyda gjatë vlerësimit të deklaratës së Halimit ka potencuar se, “arsyeja tjetër është se në kohën e Millosheviqit në rrethana dhe kushte të jashtëzakonshme është krijuar “Miti” mbi shqiptarin me të mençur në Luginë, e më gjerë, i cili nën euforinë e këtij miti largoi pamëshirshëm të gjithë bashkëthemeluesit e PVD-së, ndersa nga 2006, pos ekskursioneve të herëpasëhershme si deputet në Beograd, është margjinalizuar si politikan, ndërsa kulminacionin e ka arritur me 24000 votat e vjedhura në zgjedhjet e fundit parlamentare! Definitivisht Riza Halimi ka mbetur në margina si një politikan irelevant dhe tërësisht i parëndësishëm!, ka thënë Hyda./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com