Hyda: PVD opozitë JO e shëndoshë!

0

Këshilltari i kuvendit komunal nga radhët e PD-së Hajredin Hyda, njëherit njohës i situatës politike në Luginë, në rrjetin e tij social në Fb ka komentuar situatën e krijuar në mbledhjen e fundit të KK të Bujanocit. Hyda duke komentuar mbledhjen dhe ecurin e punës, ka shkruar se, një opozit e shëndoshë vepron me mençuri, ndërsa sipas Hydës PVD, ka patur së paku dy raste.

305980_556193387740390_1000803376_n 

Shkruan Hyda:

A duhet opozita që pa përjashtim të votoj kundër çdo propozimi të pozitës cili do qoftë, i parëndësishëm apo shumë i rëndesishëm për çeshtje me interes vital për shoqërine. Çdo herë që duhet të vendoset unanimisht për gjëra vitale, opozita duhet ti tejkalojë inatet dhe teket dhe të kontribojë, e jo të mbetet në anën tjetër të realitetit. Nga opozita nuk duhet të pritet të votoj buxhetin, programet e ndërmarrjeve apo votimin e drejtorave, por ka disa vendime që një opozitë e shëndoshë vepron me mençuri! PVD si opozitë ka patur së paku dy momente për të votuar propozime të shendosha:

 

  1. Propozimi mbi ndryshimin e emërtimit të rrugeve në qytetin e Bujanocit, që më në fund të ndryshonte një padrejtësi të madhe karshi popullatës shqiptare të qytetit!

 

  1. Propozimi i iniciativës për sqarime të Agjensionit republikan për privatizim, se cilat janë arsyet e ndërprerjes së privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në komunen e Bujanocit dhe atë: Banja e Bujanocit, Industria e duhanit, Proleqe, Gumopllastika e ndërmarrjet tjera. Mos është i vetmi shkak që të pengohen shqiptarët të privatizojnë këto ndërmarrje, me prapavijë tërësisht nacionale, ndërsa me një ngulem të madhë insistojnë në privatizimin e RTB-së vetëm për të larguar ata pakëz shqipetarë të punësuar!

 

Shpresoj se në rastin e radhës opzita do të reflektoj ndryshe, dhe do të sillet në menyrë më pragmatike duke mundur inatin dhe kundershtimin apriori të çfardo propozimi qoftë! /BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com