Hyda: Baballarët e atyre që dikur shqiptarëve ia tregonin BIRËN E MINIT sot shiten “Patriota”

1

Hajredin Hyda, profesor i gjyhës dhe letërsisë, njëherit njohës i mirë i situatës politike në Luginë të Preshevës, shpesh në rrjetin e tij social në FB din të na befasojë me postimet e tij, të cilat më shum thonë mes rreshtave, se sa në rreshtat e shkruar. Hyda shpesh mund edhe të shkruaj për ndonjë nga historit botërore, por që gjithmonë lidhet me situatën në Luginë të Preshevës. Portali BujanociNet, ka zgjedhur postimin e fundit të tij, në të cilin ai shkruan për të kaluarën jo të largët të shqiptarëve dhe DEKONTAMINIMI E SHOQËRISË SHQIPTARE NË PËRGJITHËSI!

1363941257-cvorovici

Postimi origjinal:

Një ndër shkaqet kryesore të gjendjes morale dhe shpirtërore, por edhe të. lëkundjeve serioze të disave në kauzen e Bashkimit të shqiptarëve, është se në fillim të tranzicionit dhe rrëzimit të komunizmit në Shqipëri dhe pas Luftës së 1998-99 në Kosovë dhe trojet tjera shqipetare në ish-Jugosllavi nuk është bërë DEKONTAMINIMI I SHOQËRISË SHQIPTARE NË PËRGJITHËSI! MOSDEKONTAMINIMI ka krijuar mundësine që fëmijët e baballarëve ideologjik dhe biologjik, të po atyre baballarëve, që në vitet 1981-82 në vazhdën e Diferencimit politik dhe ideologjik, Rinisë shqipëtare dhe protestueseve të Demostratave të 1981 i tregonin BIRËN E MINIT, ndersa sot Djemet e tyre ideologjik dhe biologjik kanë filluar të pretendojnë se janë bërë “Patriota”, dhe kanë filluar t’u kërcnohen njerëzve duke u Premtuar Birën e Minit! Po të ishte kryer veprimi civilizues i dekontaminimit, fëmijët e tyre ideologjik dhe biologjik do të ishin vetëdijsuar dhe nuk do të kishin bërë këso kërcnimesh ndaj njerzve që tërë jetën iu kanë përkushtuar qështjes kombëtare! Shkruan Hajredin Hyda në rrjetin e tij social./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com