Hungaria kthen 20 azilkërkues (Video)

0

Një kontingjent prej rreth 20 të rinj kosovarë, janë kthyer në Prishtinë nga Hungaria ku kishin qëndruar me javë e muaj, raporton KTV.
ballaniFamiljarët e të kthyerve të emocionuar, por edhe të dëshpëruar, thanë se s’u ka mbetur vend as në Perëndim e as në vendlindje.

Ndërkaq, të rinjtë e kthyer, thonë se nuk do të ndalen së kërkuari një jetë më të mirë, duke e riprovuar që sërish të mësyjnë shtetet perëndimore.

Edhe pse e kishin mësyrë Evropën për një jetë më të mirë, nuk e gjetën.

Rreth 20 të rinj nga komunat e ndryshme të Kosovës, u kthyen mbrapsht nga Hungaria, në Aeroportin e Prishtinës, të premten mbrëma.

Njëri nga ta është edhe Liridon Abdullahu, i cili për më shumë se dy javë ka qëndruar në kampet e Hungarisë.

Ai ka thënë se me gjithë maltretimet e shumta që ka pasur, nuk do të ndalet dhe sërish do të gjejë rrugë për të ikur nga Kosova.

Nën ethe qëndronin edhe familjarët, që prisnin se mos ndonjëri nga udhëtarët që mbërrinte në aeroport është anëtar i familjes.

Nebih Kashtanjeva, që priste të birin, i zhgënjyer dhe i mllefosur, thotë se nuk u ka mbetur vend as në Kosovë e as në Perëndim. Madje, ai ka edhe një kërcënim për shtetin.

E, Ismet Hajdini nga Podujeva që pas tre muajve takoi djalin, thotë se ka shitur pasurinë për t`ia mundësuar birit shkuarjen në perëndim.

Bëhet e ditur se, Hungaria, por edhe shtetet e tjera ku kanë shkuar kosovarët, po i kthejnë ata për çdo ditë nga pak, duke mos dashur ti kthejnë gjithë përnjëherë pa krijuar panik.

https://

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com