Humbi në pyll një muaj më parë, 25-vjeçarja gjendet gjallë, ja si kishte mbijetuar (Foto)
14:19 | 17 Gusht 2017

Një studente nga Alabama i ka shpëtuar rrëmbimit nga 2 burra, por natën e rrëmbimit ajo vrapoi për në pyll pa e ditur që atje do të humbte për ditë të tëra.

Lisa Theris, 25 vjeç u tha policëve se kishte mbijetuar duke pirë ujë nga përrenjtë dhe duke ngrënë manaferra dhe kërpudha. Vajza u gjet 28 ditë më vonë anash një autostrade duke vdekur nga uria. Ajo nuk kishte as telefon, as çantë dhe as këpucë. Lisa u gjet e mbuluar me baltë dhe me të gërvishtura në trup. Motra e saj Elizabeth tha se Lisa po vuan, ka dhimbje dhe është dobësuar shumë. Ndërsa Sherifi i zonës tha për mediat: “E bëj këtë punë prej 15 vjetësh dhe kurrë s’kam parë diçka të tillë. Dëshira e saj për të jetuar është e pabesueshme”.
Aurela Hoxha