Humb jetën 46 vjeçari nga Osllara e Bujanocit në aksident me bicikletë
15:01 | 15 Qershor 2016
Në aksidentin rrugor që ka ndodhë ditën e hënë, rreth orës 21:15, në rrugën shtetore të radhës A, afër fshatit Bozhinjevac, komuna e Bujanocit ka humbur jetën 46 vjeçari I.I nga fshati Osllare, komuna e Bujanocit. Siç mëson presheva.com, deri tek aksidenti ka ardhë gjatëb kontaktit të veturës të tipit “Opel” me targa VR të cilën e ka drejtuar M.V (1990) nga komuna e Vranjës dhe bicikletës. Biciklisti i lënduar ka ndërruar jetë pas lëndimeve që kishte pësuar. Me urdhër të prokurorit të prokurorisë publike themelore në Vranjës, pas hetimit të policisë të kryer në vendin e ngjarjes ka miratuar vendimin për paraburgim prej 48 orësh të M.V për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale të rëndë kundër sigurisë së trafikut publik.

Kristin Prengaj