Hulumtuesi i pavarur: E di ku është zhdukur aeroplani malajzian (Video)

0

Andre Milne, hulumtues i pavarur, që punon për organizatën kanadeze jo-fitimprurëse, “Asov”, e cila merret me “hetimet globale të shkeljes së të drejtave të njeriut”, beson se e di ku gjendet aeroplani i zhdukur i aviokompanisë “Malaysia Airlines”, ndërsa po kërkon ndihmë financiare për të zbuluar të vërtetën.

hulumtuesi-i-pavarur-e-di-ku-euml-sht-euml-zhdukur-aeroplani-malajzian-video_hd

Ai optimizmin e ti e bazon në të dhënat e radarëve ushtarake, që dëshmuan një kurs të mundshëm, si dhe deklaratat e disa dëshmitarëve, të cilët thonë se kanë parë aeroplanin “MH370” të fluturonte shumë ulët mbi detin në Maldive, transmeton Telegrafi.

Duke iu referuar video-xhirimeve më të avancuara të imazheve satelitore ruse, Milne beson se ka zbuluar disa pjesë të motorit, krahët dhe trup i aeroplanit në Oqeanin Indian.

“Këtë zonë askush nuk e ka kontrolluar. Kam nevojë për ndihmën tuaj, në mënyrë që të zbulojmë nëse bëhet fjalë për MH370”, shpjegoi Milne, duke kërkuar donacione.

Kujtojmë se nga rrëzimi i aeroplanit kishin humbur jetën 230 pasagjerë, ndërsa trupat e tyre edhe sot nuk janë gjetur. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com